Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkarkimi i Hasit, Olympiakos rikthen Takis Lemonis

Ka ardhur edhe komunikata zyrtare e Olympiakos, në lidhje me shkarkimin nga posti i trajnerit, të Besnik Hasit dhe emërimin në këtë detyrë të Takis Lemonis. Ky i fundit ka nisur menjëherë nga puna, duke publikuar listën e futbollistëve që do të marrë me vete në Itali, ku të mërkurën në mbrëmje do të përballet me Juventusin, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Champions League

57 vjeçari grek rikthehet për herë të tretë në krye të Olympiakos, pasi e ka drejtuar ekipin në periudhat 2000-2002 dhe 2006-2008 dhe në të gjitha rastet ka arritur të shpallet kampion. Ashtu si këtë sezon, edhe dy herët e tjera Lemonis e ka marrë drejtimin e skuadres greke, pasi kishte filluar kampionati, konkretisht në nëntor të vitit 2000 dhe në dhjetor të 2006-ës.

Vendimi për shkarkimin e Hasit erdhi të dielën në mbrëmje, pas humbjes së Olympiakos, në derbin ndaj AEK-ut, më rezultatin 3-2. Hasi e drejtoi klubin grek për më tepër se tre muaj dhe ia doli ta kualifikojë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...