Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Kupa e Shqipërisë/ Nuk ka surpriza, kalojnë ekipet e mëdha

Janë luajtur sot ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, ku kanë arritur të kualifikohen të gjitha ekipet e mëdha, duke mos sjellë asnjë surprizë. Ndonse në kampionat mbyll renditjen me 1 pikë dhe zero gola të shënuar, në Kupën e Shqipërisë, Partizani tregohet I pakursyer ndaj modestëve të Naftëtarit. Pas fitores në Kuçove, 6-2, ekipi I Iulianos ka marrë një tjetër fitore të thellë, plot 7-0 sot në ndeshjen e kthimit, duke u kualifikuar me rezutatin e përgjithshëm 13-2.

Edhe Kukësi ia doli të përmbysë humbjen minimale në ndeshjen e parë, duke mposhtur 4-0 Egnatian. Për kampionët në fuqi shënoi dy herë Guri, dhe nga një gol mesfushorët Kale e Kërkotiç.

Teuta e Maganit i aka dalë të kualifikohet vetëm në 10 minutat e fundit, duke shënuar dy herë në portën e Tërbunit dhe zhvlerësuar humbjen në ndeshjen e parë. Fitore të pastër, 4-0 mori edhe Vllaznia ndaj Kastriotit, duke u kualifikuar për më tej.

Besëlidhja – Shënkolli 1-0 (2-0)
Bylis – Tomorri 1-2 (1-0)
Erzeni – Burreli 1-0 (1-2)
Flamurtari – Dinamo 4-1 (2-0)
Kamza – Iliria (2-0) (Ndeshja e kthimit luhet nesër)
KF Tirana – Besa 2-0 (2-1)
Korabi – Turbina 1-1 (2-3)
Kukësi – Egnatia 4-0 (0-1)
Laçi – Sopoti (12-0) (Sopoti nuk është paraqitur)
Luftëtari – Elbasani 3-0 (3-0)
Lushnja – Apolonia 1-1 (1-1)
Partizani – Naftëtari 7-0 (6-2)
Pogradeci – Shkumbini 1-1 (2-0)
Teuta – Tërbuni 2-0 (0-1)
Vllaznia – Kastrioti 4-0 (0-0)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...