Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Superliga/ Iuliano: Partizani, ndaj Lushnjës për fitoren e parë

Të hënën në orën 17:00, Partizani do të ketë ndoshta shansin më ideal për të marrë fitoren e parë në kampionat këtë sezon. Demat e kuq do të presin Lushnjën në një 90 minutësh ku kryeqytetasit do të kërkojnë të lënë pas furtunën e kritikave dhe problemet brenda ekipit. Fitorja potenciale ndaj lagunarëve debutues do rikthente përkohësisht qetësinë te vendasit.

“Jemi në një moment delikat dhe po punojmë shumë për të gjetur ritmin. Djemtë duan shumë fitoren, por mbi të gjitha të bindin me lojë. Ndeshja me Skënderbeun ishte e vështirë, patëm një konfrontim brenda ekipit që ndodh çdo ditë dhe nga ky dolëm me ide më të qarta. Shpresoj që inati i asaj ndeshje dhe disa lojtarë që janë përmirësuar, të na shërbejnë për të marrë fitoren. Deri kur të shikoj dëshirën e këtyre djemve dhe të klubit, do të qëndroj në vendin tim. Kur ta shoh që nuk duhem, do të marr vendime të tjera”, deklaroi trajneri i Partizanit, Iuliano.

Sulmuesi Edgar Çani shihej si zëvendësuesi ideal i Ekuban, por nga një garanci në fushë, është kthyer në mister me dëmtimet. “Çani ka një program rikuperimi me përgatitësin fizik. Të gjithë e presim rikthimin e tij. Çdo gjë po ndiqet me kujdes nga stafi mjekësor. Kur të jetë në 100% të formës do të rikthehet. Presim edhe rikthimin e Fejzullahit, që është një lojtar mjaft cilësor”, tha Iuliano.

Partizani vazhdon të pretendojë për titullin kampion, edhe pse vetëm 1 pikë në 3 javë, për Demat e kuq,është një mesatare e denjë për rënien dhe jo fronin e Superiores.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...