La Liga

9 gola në 11 ndeshje, Aubameyang ndryshon planet e Barcelonës

Dy gola dhe një asist në triumfin 0-4 në El Clasico përballë Real Madrid kanë bindur plotësisht drejtuesit e Barcelonës për të nënshkruar përfundimisht me Pierre-Emerick Aubameyang. Gabonezi i cili është në huazim te blaugranët nga klubi i Arsenal, deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 9 gola në 11 paraqitje me katalanasit, të cilët kanë kuptuar se tashmë nuk kanë nevojë të këmbëngulin për Erling Haaland në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skemat e trajnerit Xavi Hernandez ndërsa ka një raport të shkëlqyer me shokët e skuadrës sidomos me Dembele. Në fakt, 32-vjeçari me paraqitjet e tij ka ndryshuar planet e Barcelonës, pasi Aubameyang ishte afruar në skuadër me idenë për të qëndruar deri në verë.

Megjithatë, performaca e sulmuesit nuk është më një surprizë dhe në merkaton e ardhshme pritet që blaugranët ta mbajnë në skuadër si një shpërblim për ndeshjet që Aubameyang ka zhvilluar me fanellën e katalanasve.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency