Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

90 minuta larg “Air Albania”/ “Juventus? Jo, faleminderit”, ylli i Leicester zgjedh klubin spanjoll

Real Madrid dhe Juventus kanë të njëjtin objektiv në merkato. Dy klubet e njohura kanë shprehur interesim konkret për Youri Tielemans. 24-vjeçari është pjesë e Leicester City prej vitit 2019, kur u ble për 45 milionë euro nga Monaco.

Kontratë me “Dhelprat” ka deri në verën e vitit 2023, por belgu kërkon të provojë një aventurë të re në karrierë. Real Madrid apo Juventus? Tielemans i ka idetë të qarta sipas medieve angleze.

Transferimi në Itali te bardhezinjtë e Allegrit nuk e tundon. Qendërmesfushori i ka bërë të qartë agjentit të tij se dëshiron të luajë në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm.

Një sinjal i qartë që nxjerr jashtë lojë klubin e Serie A, ndërsa tani pritet oferta zyrtare nga kampionët e Spanjës, të cilët dëshirojnë të përforcojnë mesin e fushës me lojtarin që numëron 49 ndeshje dhe 4 gola me kombëtaren belge.

Përpara largimit nga ishulli, Tielemans shpreson të kualifikohet në finalen e Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj. Leicester City e mbylli në barazim 1-1 gjysmëfinalen e parë ndaj Romës. Sfida e kthimit do të luhet të enjten në “Olimpico”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...