Serie A

90 minuta larg titullit, Pioli: Duhet ta përfundojmë këtë punë, ja si jemi përgatitur

Skuadrës së Milan i duhet vetëm një pikë që të sigurojë titullin kampion të Seria A. Një ditë para ndeshjes vendimtare, asaj ndaj Sassuolos që do të luhet këtë të dielë në orën 18:00, trajneri i “kuqezinjve”, Stefano Pioli nuk dëshiron që ekipi të humbasë përqendrimin në atë që e konsideron si takimi më i bukur.

“Kemi kohë që jemi më të mirët, por duhet të jemi edhe nesër po ashtu. Jemi përgatitur në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë deri më tani. Nuk ka rëndësi çfarë kemi bërë deri dje. Kemi një mundësi të mirë dhe ne duhet ta përfundojmë këtë punë.”-deklaroi tekniku i “Djallit”.

Në të njëjtën orë do të luhet edhe takimi Inter-Sampdoria, me “zikaltërit” që janë dy pikë më pak se Milan dhe po shpresojnë për një disfatë të rivalëve të tyre të përjetshëm dhe njëkohësisht për sigurimin e tre pikëve të tyre të fundit për këtë sezon.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency