Serie A

90 minuta “lufte” për Interin, Inzaghi: Titulli nuk varet nga ne

Ndeshja e fundit e këtij sezoni për skuadrën e Inter është ajo ndaj Sampdorias që do të luhet këtë të dielë në orën 18:00 dhe pritet të jetë vendimtare në fituesin e titullit të Seria A 2021-2022.

Ndërsa Milanit i duhet vetëm një pikë për të marrë titullin, “zikaltërve” të Simone Inzaghit i duhet me patjetër fitorja dhe njëkohësisht edhe humbja e “kuqezinjve” ndaj Sassuolos.

Duke folur në konferencën për mediet përpara takimit final të këtij edicioni, trajneri Inzaghi u shpreh se ekipi i tij duhet të japë maksimumin, por theksoi edhe se në fund nuk varet gjithçka nga ta.

“Ky ka qenë një sezon me ngjyra dhe jo me një Juventus siç mund të kishin menduar disa në fillim. Tani ka 90 minuta për të luajtur mirë në mënyrë që të mos pendohemi edhe duke e ditur se nuk do të varet vetëm nga ne. Ne duhet të arrijmë në 84 pikë, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë.”-deklaroi tekniku i Interit.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency