Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kalendari i Superiores, ndeshjet e dy javëve luhen në pesë ditë

Dy javë kampionati në harkun e pesë ditëve. Për shkak të pauzës ndërkombëtare, faza e dytë e Kategorisë Superiore do të nisë me kalendar të ngjeshur.

Java e 10-të do të luhet e ndarë mes së mërkurës së 15 nëntorit dhe të enjtes më datë 16. Sfidat e para, që do të luhen janë ato ndërmjet Luftëtarit dhe Teutës, në orën 14:00 në Gjirokastër, ndërsa paralelisht Vllaznia përballet me Lushnjën, me stadiumin e ndeshjes që do të varet në varësi të gjendjes së “Loro Boriçit”.

Mbrëmjen e së mërkurës, në Vlorë do të zhvillohet supersfida e javës ndërmjet Flamurtarit dhe Skënderbeut, me vlonjatët që synojnë të rihapin luftën për titull dhe të kandidohen si pretendentë seriozë në garë.

Të enjten do të luhen dy ndeshje në orën 14:00. Partizani me Sulejman Starovën në stol, do të kërkojë të kthehet te ecuria pozitive në fushën e Laçit, ndërsa Kamza, “Hirushja” e këtij sezoni, do të provojë të bëjë surprizën në shtëpi edhe përballë Kukësit kampion në fuqi.

E premtja do të jetë dita e vetme e pushimit, me sfidat e kampionatit që do të rinisin të shtunën. Dueli i 18 nëntorit ndërmjet Lushnjës dhe Flamurtarit do të hapë javën e 11-të të Superiores. Tre takime të tjera do të luhen ditën e diel. Në orën 14:00 Luftëtari ndeshet me Laçin, ndërsa në mbrëmje Skënderbeu pret Kamzën në Korçë dhe Teuta ndeshet me Vllazninë në Durrës.

Java mbyllet me supersfidën në “Zeqir Ymeri”, aty ku të hënën Kukësi do të presë Partizanin, në një duel tejet të rëndësishëm për vazhdimësinë e sezonit për të dyja skuadrat, që edicionin e kaluar rivalizuan deri në fund për titullin.

 

 

 

SUPERIORE            JAVA 10

E MËRKURË                        (15 NËNTOR)          

LUFTËTARI – TEUTA                     14:00

VLLAZNIA – LUSHNJA                  14:00

FLAMURTARI – SKËNDERBEU  17:00

 

E ENJTE                               (16 NËNTOR)                      

LAÇI – PARTIZANI                          14:00

KAMZA – KUKËSI                           14:00

 

 

SUPERIORE                        JAVA 11

E SHTUNË (18 NËNTOR)

LUSHNJA – FLAMURTARI           14:00

E DIEL (19 NËNTOR)                    

LUFTËTARI – LAÇI                         14:00

SKËNDERBEU – KAMZA               17:00

TEUTA – VLLAZNIA                        17:00

E HËNË (20 NËNTOR)                 

KUKËSI – PARTIZANI                    14:00

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...