Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Daja: S’ka çështje ‘Shkodra’, fitojmë me Kamzën

Pas barazimit në Vlorë, që i ndërpreu disi marshimin në kampionat, Skënderbeu kërkon të kthehet te fitoret. Korçarët presin në shtëpi surprizën e këtij sezoni, Kamzën, ku edhe pse kalendari i ngjeshur nuk ia lehtëson aspak punën, trajneri Ilir Daja shprehet qartë për atë që pret nga skuadra.

Koha që kemi pasur në dispozicion, për përgatitjen e ndeshjes po ashtu si rivali ka qenë e shkurtër, ndaj duhet të imponojmë me ‘forcë’ lojën tonë. Duhet ta vlerësojmë kundërshtarin dhe të futemi në lojë me një tjetër ritëm, jo si në ndeshjen e kaluar për të arritur fitoren.

Kamza është e vetmja skuadër që i mori pikë Skënderbeut në fazën e parë. Objektivi i bardhekuqve është që të mos e përsërisin të njëjtin gabim dy herë.

Kamza është i vetmi ekip që na frenoi në fazën e parë. Nuk luajmë për barazimin. Nuk na kënaq thjesht një rezultat pozitiv, sepse rruga e vetme për Skënderbeun janë 3 pikët.

Ecuria rekord e korçarëve në 10 javët e para ka rritur pritshmëritë. Trajneri është i kënaqur me performancat e ekipit, por kërkon të ulë entuziazmin, pasi sezoni është ende i gjatë.

Pas paraqitjeve të bëra në fazën e parë, janë rritur pritshmëritë në rezultate dhe në lojë. Nga maksimumi i 30 pikëve kemi lënë vetëm 4, por nuk duhet të kënaqemi, pasi ka kaluar vetëm një e katërta e kampionatit.

Ilir Daja foli edhe rreth vështirësive të rivalëve të Partizanit, duke theksuar se rikthimi i të kuqve do të ishte vlera e shtuar e kampionatit, ndërsa sqaroi edhe situatën rreth mesfushorit Donjet Shkodra.

Partizani me më tepër pikë, do t’i shërbente cilësisë së garës dhe do të ishte një vlerë e shtuar për kampionatin. Për sa i takon mesfushorit Donjet Shkodra, bisedova me të dhe më sqaroi se në ato momente gjaknxehtësie, veprimin e kishte me veten, jo për zëvendësimin apo ndaj skuadrës. Ai është një lojtar që asnjëherë nuk ka krijuar probleme dhe nuk është nevoja të krijojmë çështje kur ato nuk ekzistojnë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...