Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

9999 € bileta! Frikë nga eksodi i tifozëve famëkeq, Sevilla u përgatit surprizën e hidhur

Sevilla-West Ham është një nga takimet më të forta në raundin e 1/8-ve në Europa League. Sfida e parë do të zhvillohet nesër (e enjte) në Andaluzi (18:45) dhe do të transmetohet në Supersport 2.

Sevilla, që është ekipi rekordmen i këtij kompeticioni me gjashtë trofe të fituar, ka një shkak më shumë për të mbërritur në finale e madhe, pasi ajo do të zhvillohet në shtëpi: në stadiumin “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan” më 18 maj.

Qyteti është përfshirë nga emocionet e përballjes me West Ham, që si çdo skuadër angleze pritet të mbështetet nga një numër i madh tifozësh. Gjithsesi, në Spanjë kanë përgatitur një surprizë të hidhur për ultrasit e “Çekiçëve”.

Në disa sektorë të stadiumit që mund të mbushen me tifozë nga ishulli, bileta do të kushtojë plot 9999 euro! Te Sevilla i druhen eksodit të anglezëve, dhe kanë zgjedhur të rrisin në mënyrë të frikshme çmimet e biletave për të pasur sa më pak mbështetës të West Ham në stadium.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...