Sezoni i ri në Formula 1 nisi me dominimin e Red Bullit dhe pilotëve të tij Max Verstappen dhe Sergio Perez.
Surpriza e bukur ishte Fernando Alonso, që zuri vendin e tretë me makinën e Aston Martin, ndërsa pa dyshim zhgënjimi më i madh erdhi nga Ferrari dhe Mercedesi.
Charsles Leclerc nuk arriti ta mbyllte garët, duke nxjerrë në pah problemet me makinën, megjithatë te “kokëkuqja” janë të qetë dhe besojnë se çdo gjë do të rregullohet në vijm.
Situata nuk është e qetë te Mercedesi, sidomos pas intervistës së Hamiltonit, i cili shprehu të gjithë zhgënjimin e tij për makinën e re, duke akuzuar edhe teknikët e Mercedesit se nuk e kanë dëgjuar atë.
Nisur nga kjo situatë, mediet britanike bëjnë me dije se te Mercedesi është zhvilluar menjëherë një mbledhje dhe drejtorit teknik, Mike Elliott, i është dhënë ultimatumi i fundit, pasi një rast se makina nuk do të ketë përmirësim atëherë më shumë mundësi do të vijë edhe largimi i tij nga Mercedes.
Elliott është pjesë e skuderisë gjermane që prej vitit 2012, ndërsa prej vitit 2017 ai mban pozicionin e drejtorit teknik.
Anglezi ka qenë pjesë e rëndësishme e sukseseve të Mercedesit, megjithatë 48-vjeçari është më i rrezikuari nga situata e krijuar te skuderia gjermane.
Pas suksesit të fundit të Hamiltonit në vitin 2020, Mercedesi ka humbur shumë nga shkëlqimi i dekadës së fundit, teksa edhe sezoni i ri, i cili sapo ka nisur, rrezikon të jetë një zhgënjim i madh.
