Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

A do të boksojë “pastër” McGregor?

Ndeshja e madhe Mayweather – McGregor po afron dhe së fundmi është ngritur pyetja: A do të jetë në gjendje 29-vjecari irlandez të boksojë pastër ndaj një kundërshtari që deri më sot nuk ka patur rivalë? “Pretty Boy” do të ngjitet në kuotën e 50 fitoreve, duke kaluar rekordin perfekt të Rocky Marcianos nëse do të triumfojë në Nevada ndaj kampionit të UFC-së Mc Gregor, megjithatë pas pamjeve të bëra publike të duelit përgatitor Conor McGregor – Paul Malignaggi 40-vjecari nga Shtetet e Bashkuara deklaroi se mënyra e boksimit nga ana e “Mystic Mac” ishte tepër e pistë. Thellë thellë që të gjithë e kuptojmë që “Money” me një shprehje të tillë nënkupton një mënyrë shumë të pandershme boksimi, gjithsesi fakt është që 36-vjecari nga Brooklyn Malignaggi, që u tërhoq nga boksi në muajin mars, rrëfeu për BBC se ai ka dyshime të mëdha nëse McGregor do të jetë i aftë për të boksuar pastër ndaj Mayweather. Për hir të së vërtetës Malignaggi, ish-kampion i botës në IBF në peshën deri 66,7 kg, nga viti 2007 deri në 2008 si dhe në versionin WBA nga 2012 – 2013-ën hoqi dorë nga roli i tij si “sparring” pas pamjeve filmike, që shfaqnin rrëzimin e boksierit amerikan, gjatë ndeshjes përgatitore ndërmjet tyre. Malinaggi shtoi që intensiteti i McGregor është dicka e mirë, por ai vetë nuk është i bindur nëse Conor mund të boksojë pa bërë ndërhyrje të gabuara. Malignaggi shpjegoi që kur distanca ndërmjet tyre ishte e shkurtër Mc Gregor bëhej tepër konfuz. Për hir të së vërtetës boksimi në distancë të afërt është gjëja më e vështirë në këtë sport, e natyrisht nuk mund të mësohet në vetëm disa muaj, gjithsesi 29-vjecari irlandez së fundmi ka afruar në stafin e tij gjyqtarin e famshëm Joe Cortez, që figuron gjithashtu në Hall of Fame, për ta përshtatur me rregullat e boksit, pikërisht në sfidën e tij të debutimit në këtë sport. Në krahun tjetër Floyd Mayweather Jr. në një telekonferencë për gazetarët deklaroi se pavarësisht pranisë së gjyqtarit me eksperiencë Joe Cortez në skuadrën e irlandezit ai vuri re shumë parregullsi, ku binin në sy sidomos godithet pas koke, sidoqoftë “Pretty Boy” qartësoi se detyra e tij nuk është për t’u shqetësuar për këtë, por thjesht të lërë gjyqtarin që të bëjë punën e tij. Mayëeather iu rikthye enkas sportit pikërisht për këtë ndeshje, pothuajse 21 vjet që nga takimi i tij i parë në boksin profesionist, ndërkaq sido që të rrjedhin gjërat Conor McGregor në anën tjetër do të shpërblehet për debutimin e tij në sportin e boksit me shumën stratosferike 100 milionë dollarë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...