Futboll

A do të munden Haaland dhe Lewandowski të thyejnë rekordin historik të Messit?

Erling Haaland dhe Robert Lewandowski janë aktualisht mbretërit e golit në Evropë. Norvegjezi dhe polaku janë numrat 9 që po bëjnë diferencën në futbollit botëror dhe çdo ditë po e dëshmojnë këtë. Në këtë fillim sezoni janë shfaqur të pakontestueshëm, duke hequr çdo dyshim në lidhje me përshtatjen në kampionatet respektive (Premier League dhe La Liga, dy më të fortat në botë).

Lewandowski numëron 11 gola në 8 ndeshje (duke llogaritur takimet në Premier League-s dhe Champions League), kurse Haaland 14 gola në 10 ndeshje. Sulmuesi i Barçës shënon 1.3 gola për takim, i Manchester City-t, 1.4. Shifra të frikshme që të ftojnë të mendosh, pse jo, për thyerjen e të gjitha rekordeve të regjistruara deri më sot.

Pyetja që bëhet në këto momente është: a do të mundin Haaland dhe Lewandowski të thyejnë rekordin e Lionel Messit më sezonin 2011-2012?

82 gola ka mundur të realizojë në total ish-sulmuesi i Barcelonës më shumë se një dekadë më parë brenda një sezoni futbollistit. Kjo shifër nuk duhet ngatërruar me 92 golat e “Pleshtit” gjatë vitit kalendarik 2012.

Nga 82 gola të shënuar nga “ylli” argjentinas në atë sezon, 73 i realizoi me fanellën e Barcelonës (në 60 ndeshje) dhe 9 me skuadrën argjentinase.

Megjithatë, përveç Messit ka edhe golashënues të tjerë, jo të njohur zyrtarisht, që në bazë të të thënave jo zyrtare e rritin edhe më shumë pragun e numrit të finalizimeve në një sezon futbollistik.

Ata janë Frederick Roberts (96 gola në 1930/31) ose Joe Bambrick (91 gola në 1929/30). Të dy në futbollin irlandez, përkatësisht me Glentoran dhe Linfield.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency