Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“A do të rinovojë?”, Ancelotti: Nuk është djali im, ai vendos vetë

Toni Kroos ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Realin e Madridit. Tifozët, drejtuesit dhe stafi teknik duan që mesfushori të rinovojë dhe të vijojë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

Gjithsesi, 34-vjeçari nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë në fundin e sezonit. Do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, siç e ka deklaruar më parë apo do të rinovojë me Realin.

Lexoni edhe:

Carlo Ancelotti shpreson që Kroos të qëndrojë tek ekipi i tij, të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Por gjithçka varet nga futbollisti gjerman.

Nuk do i jap këshilla, pasi nuk është djali im. Toni ka gjithë aftësinë e nevojshme për të zgjedhur atë që dëshiron të bëjë”, u shpreh tekniku italian i Realit.

“Los Blancos” përballen me Sevillan në shtëpi të dielën (21:00), takim që do të transmetohet live në SuperSport 3.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...