Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

A duhet të aktivizohet De Vrij? Simone Inzaghi merr vendimin

Në prag të transfertës së vështirë ndaj Crotones, trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka folur për çështjen më shumë të debatuar të ditëve të fundit, atë të aktivizimit të Stefan De Vrij.

Holandezi sapo ka firmosur kontratën me rivalin e Lazios për Champions, Interin për 5 sezonet e ardhshme dhe shumë tifozë kanë kërkuar që ai të mos aktivizohet.

Gjithsesi tekniku bardhekaltër u shpreh i bindur që Holandezi jo vetëm do të luajë ndaj Crotones, por edhe që do të nderojë fanellën dhe skuadrën e Lazios.

“Ndoshta është gabuar me kohën e publikimit të kontratës së re, por unë e njoh se çfarë djali dhe profesionisti është De Vrij. Jam i sigurt që do të nderojë fanellën për respekt të klubit, tifozërisë dhe shokëve të skuadrës, me të cilët ka kaluar 3 sezone të mrekullueshme”, deklaroi Inzaghi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...