Analizë

A është Lionel Messi i aftë të mbajë shiritin e kapitenit?

Kur Barcelona u përball me Atleticon e Madridit të shtunën, në fushë u rikthye të udhëheqë skuadrën Lionel Messi, një njeri aftësitë futbollistike të të cilit nuk diskutohen, por aftësia e tij udhëheqëse shpesh është diskutuar.

Ky është sezoni i parë i Messit si kapiten i Barcelonës, pas largimit të Andres Iniesta dhe gjatë viteve, ai është përballur rregullisht me akuza se nuk është i përshtatshëm për rolin.

A është e drejtë? A duhet Barça t’i japë shiritin e kapitenit dikujt tjetër? Messi është padyshim një lojtar i madh… por, a është ai një kapiten i keq?

Maradona udhëheq ankesat

Shumë nga kritikat më të ashpra mbi aftësitë udhëheqëse të Messit kanë ardhur nga Argjentina, ku ai ka luftuar për të fituar dashurinë pa kushte që gëzon në Barcelonë.

Së fundi, ikona kombëtare, Diego Maradona përdori një intervistë me “Fox Sports” si një mundësi për të vënë në dyshim lidershipin e Messit në ekipin kombëtar, ku ai është kapiten që nga viti 2011.

“Është e padobishme të krijosh një udhëheqës nga dikush që shkon në tualet 20 herë para një ndeshjeje”, tha Maradona. “Në vend që të bisedojë me shokët e tij, ai preferon që të luajë video-lojëra”.

Mbrojtja e Messit u drejtua nga një tjetër hero argjentinas, fitues i Kupës së Botës, Mario Kempes.

“Çdo herë që Diego hap gojën, është një problem, sepse ai nuk i respekton njerëzit”, u përgjigj Kempes. “Koha e Diegos ka kaluar dhe as ai nuk është një shembull i mirë për të thënë gjëra të tilla”.

Është, gjithsesi, gjithnjë e më e vështirë të marrësh seriozisht Maradonën, por ai ka shpenzuar pothuajse dy vjet duke punuar direkt me Messin, gjatë një periudhe si trajner i Argjentinës (2008-2010), kështu që fjala e tij vlen.

Dhe Maradona nuk është vetëm. Një tjetër ish-kapiten i Argjentinës, Daniel Passarella, ka argumentuar gjithashtu se Messi nuk është i përshtatshëm për shiritin e kapitenit, duke thënë: “Udhëheqësi i grupit është i ndryshëm nga mënyra se si luan. Unë e admiroj Messin, por personaliteti i tij është i tërhequr dhe i ndershëm”.

Messi me siguri nuk i përshtatet stilit tradicional të një kapiteni. Ndoshta Maradona dhe Passarella kanë të drejtë.

Nga Andy West, BBC

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top