Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

A është Ronaldo i lumtur te Manchester United? Ja si përgjigjet Rangnick

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick akuzohet se nuk është fajtorë për formën jo të mirë të Cristiano Ronaldos te “Djajtë e Kuq”.

Ndërsa në media raportohet se portugezi nuk ka gjetur mbështetje të plotë, Rangnick theksoi së fundmi se nuk e sheh si të nevojshme ta pyesë sulmuesin nëse ndihet i lumtur.

Lajmet se Ronaldo mund të largohet nga “Old Trafford” prej kohësh po qarkullojnë në mediat britanike, e jo vetëm.

I pyetur për gjendjen fizike të Ronaldos përpara ndeshjes në shtëpi me Tottenhamin të shtunën, Rangnick, tha: “Ai rifilloi stërvitjen dje, u stërvit gjithë ditën dhe ishte mirë. Unë mendova se do të ishte në gjendje të luante nesër.”

Ndërsa i pyetur nëse mes tij dhe portugezit kishte përplasje, në konferencën e zhvilluar në prag të ndeshjes me “Spurs”, Rangnick theksoi se nuk e di nëse Ronaldo ka probleme me të.

“Nuk e di, nuk e kam pyetur nëse është i lumtur. Për mua është e rëndësishme që ai të jetë sërish në formë. Do të shohim me cilin formacion do të luajmë nesër”,-theksoi tekniku.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...