Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“A kanë para për Chukwuezen?!”, presidenti i Villarealit tallet me Milanin

Samuel Chukwueze është një nga objektivat e shumtë të Milanit në merkato. Kuqezinjtë kanë piketuar nigerianin e Villarealit si përforcimin e duhur për ofensivën.

24-vjeçari luan si sulmues i djathtë, pozicion ku skuadra e Piolit ka vuajtur në vitet e fundit. Gjithsesi, presidenti i klubit spanjoll, Fernando Roig, nuk e ka kursyer ironinë ndaj Milanit në lidhje me këtë çështje.

Lexo edhe:

Nuk e di nëse Milani është i interesuar për Chukwuezen. Por nëse interesimi është i njëjtë janë si në rastin e Musacchios, me doktor Gallianin që më ankohej se nuk kishte para…

Atëherë le të shijojmë fideua (ushqim tipik valencian) dhe të rikthehemi në shtëpitë tona”, u shpreh për AS kreu i Villarealit.

Duke iu referuar verës së vitit 2017, kur Milani pagoi 18 milionë euro te “nëndetësja e verdhë” për kartonin e Mateo Musacchios, qendërmbrojtësit me origjinë arbëreshe.

Villareali kërkon 30 milionë euro për të lënë të lirë Chukwuezen, i cili ka edhe një kontratë me klubin e La Liga-s. Shumë të cilën drejtuesit e Milanit nuk janë gati ta paguajnë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...