Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

A mund të ndalet Skënderbeu pa lodhjen e ndeshjeve europiane?

Fitorja ndaj Lushnjës konfirmoi vazhdimësinë e Skënderbeut, duke treguar që ndalesa e javës së shkuar në Laç ishte thjesht një aksident i vogël që ndodh gjatë një rrugëtimi të gjatë. Pa lodhjen e Europës dhe me dëshirën për të rigjetur rrugën e suksesit, djemtë e drejtuar nga Ilir Daja reaguan në mënyrën e duhur ndaj një kundërshtari që pavarësisht renditjes ka treguar rritje, madje duke fituar javën e kaluar në shtëpinë e kampionëve. Kuqeblutë treguan kompaktësi në lojë, tipar që i ka karakterizuar nën drejtimin e trajnerit kryeqytetas, me një dominim në fushë, pavarësisht se lejuan kundërshtarin të shënonte dhe të vendoste ekulibrin e përkohshëm. Suksesi në transfertën myzeqare është një sinjal i dhënë për rivalët. Erdhi në momentin e duhur për t’i dhënë qetësi ambientit bardhekuq. Humbja në Laç është harruar, edhe pse të gjithë në Korçë janë të vetëdijshëm që ai dështim erdhi si pasojë e lodhjes që dhuroi sfida e fundit e fazës së grupeve të Europa League-s në Zvicër ndaj Young Boys. Me 3 golat e realizuar Skënderbeu konfirmoi sulmin më të mirë, pavarësisht se trajneri Daja bëri të ditur në fundin e sfidës që në janar pret një dhuratë pikërisht në repartin e avancuar. Në këtë 90-minutësh të javës së 15-të ndoshta nota zhgënjyese ishte goli i pësuar, që prish disi imazhin e një mbrojteje të hekurt për juglindorët.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...