Julian Nagelsmann e përjetoi keq humbjen e Bayern Munchen përballë M’Gladbach. Bavarezët u mposhtën 3-2 në transfertë në fundjavën e kaluar.
Kampionët e Gjermanisë luajtën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Daypt Upamecanos në minutën e tetë.
”A po tallesh me mua?”, iu drejtua Nagelsmann kryesorit Tobias Welz. Trajneri i Bayernit u tërbua dhe nisi të ulërinte: “Oh, Zot! Çfarë bande idiotësh”.
Pas ndeshjes reflektoi edhe kërkoi ndjesë për fjalët e tij. Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur ta kalojë me gjobë këtë ngjarje.
Nagelsmann i ka shpëtuar pezullimit dhe është gjobitur me 50 mijë euro për sjelljet e tij të palejuara.
