Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Abazaj fiton besimin e trajnerit: Duket sikur luan prej vitesh me ne

Ka vetëm pak ditë që i është bashkuar skuadrës së tij të re, por duket se Kristal Abazaj e ka fituar pëlqimin e trajnerit të Anderlechtit, Hain Vanhazebrok i cili ka mbetur i surprizuar nga aftësitë e futbollistit të përfaqësueses shqiptare.

Ka lojtarë që e kanë të vështirë të integrohen në një skuadër të re, ku janë një sërë elementësh që mund të ndikojnë, si ndryshimi i qytetit apo format e reja të stërvitjes, por djaloshi nga Tropoja është përshtatur mjaft mirë me Brukselin dhe shokët e tij të skuadrës.

Këtë e konfirmon edhe vetë tekniku 54-vjeçar, i cili në një deklaratë për mediat, ka vlerësuar integrimin e shpejtë të futbollistit shqiptar.

“Kemi afruar disa lojtarë të rëndësishëm, një pjesë e tyre nuk e kanë pasur të thjeshtë ambientimin, ndërsa ka të tjerë si Abazaj, që është integruar plotësisht, madje duket sikur ka vite që luan me ne”, deklaroi trajneri i Anderlechtit.

Fjalë mjaft pozitive për anësorin, i cili realizoi edhe golin e tij të parë me fanellën e Anderlechtit, në miqësoren e fituar përballë PSV Eindhoven. Gjithçka ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Kristal Abazajn që vetëm pak ditë më parë festoi 22-vjetorin e lindjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...