Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Abazaj gjen golin e parë “belg”, i shënon PSV-së në miqësore (video)

Jo vetëm Sindrit Guri, por edhe Kristal Abazaj e ka nisur me këmbën e mbarë eksperiencën e tij te Anderlechti, ku u transferua në përfundim të këtij sezoni.

Ish sulmuesi i Luftëtarit luajti 45 minutat e dyta në sfidën miqësore ndaj PSV-së, që përfundoi me fitoren e belgëve me rezultatin 5-3 dhe arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Abazaj shënoi në minutën e 47’, para vetëm pak sekonda sapo kishte filluar pjesa e dytë dhe çoi rezultatin përkohësisht në 3-2. Ky ishte takimi i dytë që Abazaj luante për skuadrën belge, pas 45 minutave të luajtura në miqësoren e djeshme ndaj Roeselares, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Si Abazaj, ashtu edhe Sindrit Guri kaluan këtë verë në kampionatin belg, përkatësisht te Anderlecht dhe Oostende dhe kanë filluar menjëherë të lënë gjurmë, duke luajtur mirë dhe shënuar gola.

Guri “shpërthen” me poker golash, fiton zemrat e tifozëve të Ostendes

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...