Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Abazaj: Humbja ndaj Partizanit na ‘shkundi’

Kristal Abazaj rezultoi futbollisti më i mirë i takimit mes Luftëtarit dhe Kukësit, jo vetëm për golin e shënuar , por edhe për lojën në tërësi. Vetë sulmuesi bluzi, vlerësoi paraqitjen e ekipit, por edhe të vetën personale, pasi konkludoi se takimet e fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur.

U desh një tundje nga Partizani që të vinit këtu më të forte?
Mesa duket po. Duhet të humbnim, për të bërë një autokritikë. Nuk është turp të rrihesh nga Partizanit, por ashtu si u mundëm, me 3 gola, ishte e pafalshme.

Lojtar i ndeshjes, shënuat gol dhe mbi të gjitha, frymëzuat përmbysjen. Është rikthyer Abazaj?
Është e vërtetë, vija pas 3-4 ndeshjeve me lëkundje, sepse kam pasur disa probleme fizike. Unë kur jam në 100%, arrij të jap më të mirën time. Sot jam i kënaqur për 3 pikët e marra në veçanti, por edhe për paraqitjen time në fushë.

E mendoni një repart sulmi bashkë me Gurin?
Guri është një lojtar mjaft i mirë, dhe do ishte mirë të isha në një repart sulmi me të.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...