Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Abazaj kalon vizitat mjekësore te Anderlechti, në fushë kundër Kukësit(Video)

Një udhëtim blic në Belgjikë, për të mbyllur formalitetet e fundit përpara se të kualifikojë Luftëtarin në Europë dhe më pas të transferohet te Anderlechti. Kristal Abazaj kaloi me sukses vizitat mjekësore në skuadrën e tij të re.Testet fizike në qendrën shkencore të Anderlechtit u shoqëruan me prova rezistence dhe shpejtësie, me pjesëtarët e stafit mjekësor të klubit që mbetën dukshëm të kënaqur nga ylli kuqezi. Përveç vizitave mjekësore, paraqitja në ekipin e ri shërbeu edhe për burokracitë rreth lejes së punësimit, një procedurë e nevojshme për të luajtur në ligat europiane.

Klubi mbretëror njoftoi kalimin me sukses të testeve nga Abazaj, por kjo nuk është surprizë për vetë forcën që zotëron 21-vjeçari. Më tepër një proçedurë rutinë, ku vlerësohet gjendja aktuale e futbollistëve, e që njëkohësisht shërben edhe për të kuptuar marxhin e përmirësimit në të ardhmen, që në rastin e sulmuesit duket tejet i madh.Kur Anderlechti vendosi të paguante 750 mijë euro për Kristal Abazajn, në skuadrën më të rëndësishme belge nuk kishin dyshime: po blejmë talentin më të madh të kampionatit shqiptar. Investimi u shpërblye menjëherë në fushë. Në pritje të aktivizimit me Anderlechtin, ylli i Luftëtarit i ka bërë tifozët atje të ëndërrojnë, me perlat që dhuron javë pas jave në kampionatin shqiptar.

Gola të realizuar me kualitet të lart teknik dhe rregullsi prej bomberi. Nëse në Gjirokastër me Abazajn u ëndërrua Europa, te Anderlechti po rritet entuziazmi, sepse me gjetjen e një ylli nga Shqipëria, ëndërrojnë të jenë protagonistë në arenën ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...