Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Abazaj: Ndaj Islandës duam fitore

Në konferencën për shtyp në prag të takimit kundër Islandës ishte dhe sulmuesi i Luftëtarit, Kristal Abazaj. 21-vjecari deklaroi se po kalon një formë shumë të  mirë fizike dhe ndihet gati për të dhënë kontributin e tij në përballjen ndaj Islandës, ndërsa përsa i përket pozicionit ku ai preferon të luaj, Abazaj u shpreh se kjo është dicka që i takon trajnerit, pasi për të nuk përbën aspak problem.

“Ndihem në formë shumë të mirë. Përsa i përket Dyrmishaj, mungesa e tij është humbje e madhe, por kemi shumë lojtarë të aftë që mund të zëvendësojnë. Nuk ka rëndësi se ku do të luaj. E rëndësishme është të jemë në fushë dhe të japë më të mirën. Krahu ku unë luaj është i djathtë, por edhe në qëndër nuk e kam problem. Jam i bindur që do të bëjmë një lojë shumë të mirë. Islanda është ekip i fortë sic tha edhe ramadani mbështetja  e tifozëve është thelbësore. Besoj se do të marrim një rezultat  të mirë.”

Më tej sulmuesi u ndal të fliste dhe për kundërshtarin. Sipas Abazaj ekipin e pret një takim i vështirë, por ai beson fort se njësoj si në takim e parë ku arritën të merrnin një fitore të njëjtën gjë do të bëjnë sërish.

“Islanda është ekip i fort, madje më i fortë se ne, por sidoqoftë ne arritëm të merrnin një fitore shumë të rëndësishme në takimin e parë dhe besoj se sërish do të dimë të marrin një rezultat pozitiv.”

Kombëtarja A është një ëndërr për Abazaj dhe beson se një ditë falë punës dhe përkushtimit do të bëhet pjesë e saj. Gjithashtu 21-vjecari nuk harroi t’i bënte thirrje tifozëve të vinë në stadium dhe të mbështesin maksimalisht Kombëtaren U-21.

“Kombëtaren A do ta arrij me punë dhe sakrificë. Te jem pjesë e tyre është një ëndërr për mua që besoj se do ta realizoj me atë cka do të jap. Për tifozët i thëm që të vinë të na mbështesin është shumë e rëndësishme për ne. Me ta ne jemi akoma edhe më të fortë.”

Në fund sulmuesi foli edhe për të ardhmen e tij, teksa deklaroi se në drejtim të tij kanë ardhur shumë oferta, por që në aspketin financiar nuk kanë qënë të kënaqshme.

” Kam pasur oferta të ndryshme, por që nga ana financiare nuk kanë qënë të kënaqshme. Në Janar do të ulem dhe do të bisedoj për të folur sërish.”

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...