Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Abazaj ndjek gjurmët e Grezdës, transferohet te Osijek!(Foto)

Merr një kthesë pozitive karriera e Kristal Abazajt. Atëherë kur u mendua se sulmuesi anësor do ta mbyllte sezonin te Anderlecht po nuk po gjente aspak hapësira që pas transferimit të tij në verë te gjigandët belgë, Abazaj këtë të martë është zyrtarizuar si afrimi më i fundit i skaudrës kroate të Osijek, ku më parë është aktivizuar edhe Eros Grezda. Abazaj ka lënë Anderlechtin për të kaluar në kampionatin kroat. Te Osijek, 22-vjeçari shqiptar është transferuar në formë huazimi më të drejtë blerjeje. Merkato e dimrit në Kroaci nuk është mbyllur ende dhe ish lojtari i Luftëtarit do të jetë pjesë e Osijek në pjesën e mbetur të këtij sezoni. Te Osijek që lufton për një vend në Kupat e Europës në kampionatin kroat, Kristal Abazaj do të ketë mundësi të aktivizohet rregullisht dhe të bëjë shpërthimin e madh për t’u transferuar më pas në një kampionat më cilësor. Edhe Eros Grezda e përdori Osijekun si një trampolinë shumë të mirë për të kaluar te Glasgow Rangers në Skoci. Gjatë eksperiencës 7-mujore te Anderlecht, Kristal Abazaj i cili kushtoi klubit belg 750 mijë euro u aktivizua në vetëm 1 takim si zëvendësues pikërisht në sfidën e kampionatit ndaj Cercle Brugge. Edhe në këtë transferim të 22-vjeçarit një rol të rëndësishëm e ka luajtur menaxheri i mirënjohur Shkumbin Qormemeti por edhe drejtori sportiv i Skënderbeut Haris Fakic i cili është krahu i djathtë i Qormemetit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...