Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Abazaj: Në Turqi quhemi “banda e shqiptarëve”, ja diferencat e Rejës me Panuçin

Nga grumbullimi i kombëtares për ndeshjen miqësore ndaj Katarit, Kristal Abazaj foli për emisionin Analizë Kuq e Zi, ku tregoi diferencat mes Edy Rejës dh eish-trajnerit të kuqezinjve Panuçi. Nga ana tjetër, sulmuesi i Istanbulspor theksoi se në kohën e tij, lojtarëve nga kampionati shqiptar nuk i jepej mundësia për të treguar veten në kombëtare.

“Jam ndjerë shumë mirë pas një periudhe të gjatë. Është një gjë pozitive dhe grumbullimi me kombëtaren  është një shtysë për të vazhduar para.

Ndryshimet në organikë nga hera e fundit që ishit prezentë? Ka shumë çuna të rinj dhe është një shtysë edhe për lojtarët që luajnë në kampionat. Ne nuk na i dhanë mundësinë kur unë luajë në Superiore, ata në të ardhmen mund të bëhen pjesë e ekipit A, më duket sikur është hera e parë sepse isha shumë kohë larg kombëtares. Disa i njoh se i kam pasur edhe kundërshtarë në fushë. Si ky brez nuk ka pasur ndonjëherë, e kemi siguruar të ardhmen. Kemi bërë shumë lojëra të mira”.

Dëmtimi i gjatë? “E kisha harruar, çdo gjë po shkon mirë dhe duhet fati sepse në këtë kohë nuk e kam pasur fatin me vete. Transferimi në Belgjikë nuk shkoi siç duhet, nuk pata fatin e duhur. Pata një dëmtim dhe e humba të gjithë atë që bëra në fazë përgatitore. Mbas performancës në Superiore duhet të kisha shkuar në një tjetër skuadër ku mund të kisha më shumë minuta”.

Te Istanbulspor së bashku me Rrocën, Et’hemin, Gurin dhe Topallin ? Quhemi banda shqipytare, do të vijnë të tjerë kur të ndërrohemi ne sepse kemi lënë shije të mirë. Ne flasim shqip, kush të më dëgjojë do të më japë topin.

Impakti me Rejën? Janë të ndryshëm me Panuçin, Reja shumë herë më mikpritës. Panuçi, ishte më i rëndë dhe nuk të jepte hapësira për të komunikuar”, u shpreh Abazaj.

 

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...