Futboll

Abazaj: Po abuzohet me emrin tim, ja pse nuk luaj te Anderlecht!

Shpërthimi në Shqipëri, pastaj transferimi te Anderlecht, edhe pse aventura belge nuk ka nisur ashtu siç mund të priste 22-vjeçari. Në 10 ndeshje kampionat, Abazaj ka qenë vetëm një herë në stol. Është folur shumë për vështirësitë e ambientimit, por vetë futbollisti rrëfen se nuk është kështu duke zbuluar shkakun e vërtetë të mungesës së aktivizimit, gjithmonë me bindjen për të kaluar çdo vështirësi.

“Siç dihet unë jam bërë pjesë e Anderlecht në merkaton e verës. Nuk kam arritur të debutojë akoma në fushën e lojës. Diçka që ka krijuar shumë polemika në media dhe gjithandej. Unë mund të them se kam qenë i pafat se në fillim të kampionatit u dëmtova.Situata do të ishte komplet ndryshe nëse unë nuk do të isha dëmtuar, pasi këtë gjë e kisha demonstruar gjatë fazës përgatitore. Por futbolli kështu është, herë është me fat dhe herë është pa fat. Shpresoj të rikthehem sa më shpejtë”.

Kristal Abazaj duket i vendosur për të dhënë maksimumin, ndien besimin e klubit, edhe pse të gjithëq pyesin se kur do ta shohim në fushë me Anderlecht.

“Aktualisht asgjë çfarë flitet lart e poshtë nuk është e vërtetë. Unë nuk bëj stërvitje me asnjë ekip tjetër, veç skuadrës së Anderlecht dhe siç dihet unë jam i dëmtuar dhe kam dy javë kohë rikuperimi dhe më pas unë besoj se shansi im do jepet. Unë do vazhdoj të punoj fortë dhe të arrij të paktën të debutoj sa më shpejtë”.

Abazaj ishte në stadium si spektator për të ndjekur ndeshjen me Jordaninë, shpjegon se edhe nëse Panuci do ta kishte thërritur, këtë herë nuk do të kishte qenë gati pasi kishte pësuar një dëmtim 3 ditë para grumbullimit. Për sa i përket kritikës publike nga trajneri Panucci në drejtim të tij konferencën e para pak ditëve, Abazaj pranon se edhe vetë mund të jetë nxituar.

“Unë nuk besoj se kanë ndikuar kritikat e medias, sepse unë jam shumë mirë psikologjikisht. Ky është futbolli dhe duhet t`i përballosh të gjitha normalisht. Unë nëse kam dhënë një deklaratë e kam bërë sepse kam qenë në nerva e sipër. Është dëshira e çdo futbollisti të luajë me ekipin kombëtar”.

Edhe pse këtë herë nuk është i grumbulluar, mendimet kuqezi janë të paevitueshme.

“Besoj se kombëtarja këtu është dhe do të jetë e hapur për çdo lojtar. Kush jep maksimumin në ekipin e vet mund të vij të japi maksimumin dhe në kombëtare. Kombëtarja është e shqiptarëve”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top