Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Abazaj rikthehet në Superligë: Jap maksimumin për realizimin e objektivave

Pritet vetëm një dokument nga Belgjika, që Kristal Abazaj të rikthehet zyrtarisht në Kategorinë Superiore, këtë herë me fanellën e Kukësit, skuadër me të cilën do të tentojë të fitojë titullin kampion, gjatë huazimit një vjeçar.

Sulmuesi është i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen hapëse mes verilindorëve dhe Partizanit kampion në fuqi, ndërsa gjeti kohën edhe për një intervistë të shkurtër për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Tani mund të themi se jeni një lojtar i Kukësit?
Po normalisht, pasi po presim vetëm miratimin e klubit të Anderlechtit, që pritet të vijë këto ditë dhe nga dita e hënë do të jem në dispozicion të trajnerit Duro.

Cili është objektivi juaj për këtë sezon?
Unë jam gati të punoj dhe të bëj më të mirën për të arritur objektivat e klubit. Shpresojmë të fitojmë titullin kampion, por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë.

Ikët pa fituar titullin sezonin e kaluar dhe tani e keni sërish këtë mundësi…
Në fakt unë mund ta quaj titull kampion atë ecuri të Luftëtarit dy sezone më parë, që nga zona e rënies, ia dolëm të shkojmë në kupat e Europës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...