Kategoria Superiore

Abazaj: Titulli i vështirë, në verë do të kthehem tek Anderlechti dhe…

Kristal Abazaj e mori me sportivitet deklaratën e mikut të tij, Albi Doka, se priste thjesht të ngrinte titullin. Në “FanZone”, sulmuesi i Kukësit, gjithsesi, e pranoi se Tirana e meriton kryesimin dhe me atë distancë dhe se do të jetë e veshtirë për ta marrë vendin e parë.

“Albi e nisi vrullshëm, me bllokoi që në fillim. Ai ka të drejtë, sepse Tirana ka krijuar një diferencë kur, kanë mbetur edhe 12 ndeshje.

A jeni ambientuar me jetën në karantinë?

Jam mësuar me këtë situatë, sepse në Belgjikë qëndroja vetëm. Dilja vetëm me disa miq të mi. Kohën e lirë, përgjithësisht, e kaloj me Albin, e kam shokun më të mirë, dhe më shokët e mi, ata të rrethit tim.

Përtej rrezikut të pandemisë, a erdhi ndërprerja në kohën  duhur?

Besoj se po, sepse po kalonim një moment të keq, edhe pse po luanim mirë. Po ndëshkoheshim në minutat e fundit, na kishte ndodhur në katër ndeshjet e fundit me Tiranën, ndeshjen në Ballsh, në Durrës. Tirana e ka krijuar me meritë këtë distancë që ka.

Çfarë mendon kur sheh ndeshjen me Teutën? Pas barazimit me Kallakun patët një rast përballë portierit…

Për ne, sulmuesit, kur humbim rastet, është e rëndë. Në stërvitje unë gjihtmonë i shënoj ato raste, por nuk e di pse zgjodha të godisja në atë  mënyrë.

A është në këto momente frogoriferi miku yt më i mirë?

Të them të drejtën, po. Kur isha në Belgjikë, konsumoja shumë çokollata, na e ka lënë këtë ves.

A flisni shpesh me presidentin Gjici?

Nuk kam komunikime me presidentitn, ai ka qenë i angazhuar me punët si kryetar bashkie.

Titulli?

Nuk e di, kemi shumë ndeshje të vështira, me Partizanin me Tiranën… Unë besoj, por  sigurisht që është e vështirë.

Cila do të jetë e ardhmja juaj?

Po pres merkaton e verës, do të lëviz nga këtu. Në verë do të kthehem tek Anderlechti. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje për të mirën time dhe të klubit.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency