Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Abazaj vijon të “lërë gjurmë” te Anderlechti, dy asiste në miqësoren ndaj Ajaxit

Kristal Abazaj ka zhvilluar një tjetër paraqitje mbresëlënëse me skuadrën e Anderlechtit, që prej transferimit në Belgjikë, në muajin qershor.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare po zhvillon përgatitjen e verës me skuadrën dhe vetëm para 4 ditësh gjeti golin, në një miqësore ndaj holandezëve të PSV-së.

Sot Abazaj ishte titullar dhe luajti për 90 minuta me skuadrën e dytë të Anderlechtit, në miqësoren përballë Ajaxit të Holandës, fituar nga belgët me rezultatin 5-3.

Sulmuesi shqiptar tregoi një formë mjaft të mirë, ndërsa arriti të asistojë në dy prej golave të belgëve dhe nxori nga repertori disa numra mjaft të bukur.

Abazaj spikati në sezonin e fundit te Luftëtari dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve europiane, por zgjodhi t’u bashkohet gjigantëve belgë, për të vijuar karrierën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...