Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Abibi: Luajmë për Tiranën, duhet të luftojmë për trofe

2019-a ka nisur me “shampanjë” për Tiranën, që ka regjistruar dy fitore dhe një barazim kundër një prej skuadrave më të mirë të sezonit Teutës.

Plot 7 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar, kjo e fundit një arritje për të mos u nënvlerësuar po të llogaritësh faktin që bardheblutë në total kanë marrë 23 gola në 20 takime.

Në fytyrën e re të “kalendarit Tirana 2019” ka ndikimin e tij edhe portieri Alesio Abibi, i cili nuk e ka vuajtur peshën e përgjegjësisë për të qenë pasuesi i Ilion Likës.

Euforia e fitores kundër Flamurtarit në Kupë, nuk e ka prekur 22-vjeçarin, që pretendon maksimumin e vëmendjes në prag të sfidës së kthimit.

“Këto janë ndeshje që nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë, pasi një pakujdesi ose një gol, mund të kthejë çdo gjë. Nisemi me një rezultat të mirë, 2-0 në favor dhe duhet të tregohemi të zgjuar për të administruar këtë. Çdo ekip ka problemet e tij, por ne nuk kemi pse të merremi me problemet e të tjerëve, thjesht të përqendrohemi të bëjmë lojën tonë”, deklaroi Alesio Abibi.

Sezoni deri më tani nuk ka qenë i denjë për fanellën e klubit më të titulluar në Shqipëri, në kampionat pas shumë vështirësive duket se më në fund Tirana ka hyrë në rrjedhën e duhur, në krahun tjetër është Kupa, një trofe që ta imponon ngjyra bardheblu.

“Jemi mësuar me trofe, ndaj duhet që në çdo kompeticion të mundohemi të fitojmë dhe të ecim sa më shumë përpara”, deklaroi portieri bardheblu.

Edicioni i parë si titullar në Shqipëri ka qenë i veçantë për Alessio Abibi, të jesh portier i Tiranës nuk është puna më e thjeshtë në botë.

“Çdo lojtar synon të luajë titullar dhe motivimi bëhet më i madh, kur ndihesh pjesë e rëndësishëm e ekipit. Jam i ri dhe mundohem të punoj çdo ditë për t’u përmirësuar dhe kompletuar. Nuk është e lehtë të mbrosh portën e një skuadre si Tirana”, tha Abibi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...