Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Abissnet Superiore/ Biletat europiane dilemat e vetme, klubet me sy e veshë nga… licencimet

Java e 31 nuk zbardhi asnjë nga enigmat e këtij kampionati. Në apel ishin thirrur kryesuesit e Tiranës, për tu konfirmuar kampionë për të 26 herë në historinë e tyre, por rivalët e Laçit nuk kanë lejuar që festa e bardhebluve të niste pikërisht në shtëpinë e tyre, duke i mundur me rezultatin 1-0 dhe të shtyjnë të paktën edhe për një javë zyrtarizimin e fituesit të këtij kampionati.

Gjithashtu edhe Skënderbeu, pavarësisht humbjes në Shkodër, nuk mund të konsiderohet ende i rrezuar një kategori më poshtë, pasi Egnatia nuk ia doli të mbronte fitoren në fushën e Kastriotit, duke e lënë diferencën -13 pikë, kur mbeten ende edhe 15 pikë në lojë.

Në sinkron me korçarët është edhe Dinamo, me 11 pikë larg zonës së shpëtimit. Për dy nga klubet më të mira të historisë së kampionateve tona, mbijetesa mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur.

Ndërkohë që çështja e skuadrës kampione dhe atyre që do të zbresin një kategori më poshtë janë shumë pranë zyrtarizimit, një ekuacion shumë i vështire duket sa i takon biletave për klubet pjesëmarrëse në Conference League.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk;emblem_chk”]

Njëra prej tyre duket e destinuar për Laçin e vendit të dytë. 8 pikët epërsi nga ndjekësit, si dhe stabiliteti në lojë dhe në rezultate, por dhe kalendari i favorshëm janë aleatët më të mirë për kurbinasit.

Për dy biletat e fundit me shumë mundësi do të ketë garë deri në sinjalizimin final mes Partizanit, Kukësit, Vllaznisë, Kastriotit, por edhe Teutës. Shkodranët kanë një favor më shumë si finalistë të Kupës së Shqipërisë.

Për t’i thjeshtuar paksa llogaritë mes konkurrentëve, një ndikim mund të kenë zbardhja e vendimit te komisionit të licencimit. Për momentin klubet që janë lajmëruar si fituese të këtij procesi janë vetëm 6.

Tirana, Laçi, Partizani, Kukësi, Vllaznia dhe Teuta mund të vijojnë të qeta garën e tyre për të arritur objektivat sezonalë, ndërkohë që Kastrioti, Egnatia, Dinamo dhe Skënderbeu ende nuk e kanë fituar betejën e tyre me UEFA-n për kriteret e licencimit.

Një lajm i mirë për kampionatin do të ishte gjithashtu që rivaliteti i javës së 31-të të mund të konfirmohej në të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij kampionati, në mënyrë që verdiktet finale të ishin plotësisht të merituara.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...