Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Abramovich nuk e shet Chelsea-in, refuzon 2.278 miliardë euro

Roman Abramovich nuk pranon të shesë Chelsea-n, madje manjati rus ka refuzuar një ofertë të çmendur në vlerën e 2 miliardë e 278 milionë euro. Lajmi është publikuar nga mediat britanike, që i shtojnë një tjetër seri verës së nxehtë rreth bluve.Klubin londinez tentoi ta blinte 65-vjeçari Jim Ratcliffe, njeriu më i pasur i Britanisë së Madhe, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë rreth 24 miliardë euro, më tepër se dyfishi i pasurisë që zotëron Abramovich.

Ratcliffe është i njohur si një tifoz i Manchester United, megjithatë në vitet e fundit ai ka qenë i pranishëm në mënyrë sistematike në tribunat e “Stamford Bridge”.Roman Abramovich, që në vitin 2003 e bleu Chelsea-n për afro 160 milionë euro, duket se e ka refuzuar ofertën për një arsye shumë të thjeshtë: manjati nuk ka ndërmend ta shesë klubin, pavarësisht problemeve me qeverinë britanike që i mohoi rinovimin e vizës, duke e detyruar të marrë shtetësinë izraelite për të zgjidhur pjesërisht problemin.

Ratcliffe njihet si i apasionuar me sportin, ndërsa prej shtatë muajsh zotëron klubin e Lozanës në Zvicër, me ëndrrën që një ditë të arrijë ta kualifikojë këtë skuadër në grupet e Champions. Në anën tjetër, situata te Chelsea mbetet e paqartë edhe përsa i takon ekipit. Antonio Conte duket gjithmonë e më larg stolit, por çështja e trajnerit është lënë disi pas dore prej problemeve personale të Abramovich. Kandidatët në garë për Blutë e Londrës janë Laurent Blanc, Luis Enrique dhe Slavisa Jokanovic.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...