Kombëtare

Abrashi: Kualitetin e kemi me bollëk, por duhet të vrapojmë dhe të jemi bashkë

Amir Abrashi u shfaq mjaft i zhgënjyer në përfundim të ndeshjes me Islandën, teksa deklaroi se nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Mesfushori bëri thirrje që skuadra të bashkohet, të vrapojë dhe të sakrifikojë në fushë, si rruga e vetme për të shkuar te fitorja.

Një barazim si ky, sa keqardhje sjell?
Duhet të luftojmë deri në fund dhe këtë duhet ta fiksojnë të gjithë. Kishim mundësi shumë të madhe për të fituar dhe nuk e di të gjej fjalë, si u barazuam. Është e vështirë për të folur.

A duhet të kishim 11 Abrashë për të fituar?
Abrashi nuk bën gola, por duhet të vrapojë për kombëtaren. Shumë çuna të rinj duhet të mësojnë disa gjëra, që këtu duhet të sakrifikojnë dhe të japin maksimumin.

Po trajneri është pjesë e dështimit?
Ne kualitetin e kemi me bollëk, por duhet të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe të sakrifikojmë më shumë. Duhet të jemi bashkë dhe të japim maksimumin për të fituar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency