Leipzigu zhvilloi një pjesë të dytë të shkëlqyer duke përmbysur golin e Freiburgut të shënuar gjatë 45 minutave të para. Në Red Bull Arena në prani të thuasje 40 mijë spektatorëve, skuadra e drejtuar nga Hasenhuttl triumfoi me rezultatin e thellë 4-1, duke lënë pas zhgënjimin e javës së parë ndaj Schalkes.
Një aksion model i Freiburgut në minutën e 23-të u përmbyll me golin e Niederlechner, që shtangu tifozët vendas.
Werner ktheu baraspeshën në rezultat sapo nisi pjesa e dytë, duke i hapur rrugë suksesit të Leizigut.
Dominimi i vendasve u reflektua me finalizimin e Orban në të 55-ën, për të ardhur më pas te goli i dytë personal i Tim Werner i shënuar në minutën e 71-të.
Bruma realizoi një suopergol me një kthesë të jashtëzakonshme në të 81-ën, me Freigurbun që nuk pati më shpresa për të shmangur humbjen, madje Hofler vetëm pas sekonda pasi u ndëshkua me të katërtin humbi qetësinë duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë. Në këtë sfidë msfushori shqiptar Amir Abrashi qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e Freiburgut.
Në takimin e fundit të javës së dytë të Bundesligës Hanoveri fitoi minimalisht ndaj Schalkes, që vinte në këtë transfertë me ambicie të mëdha pas suksesit të arritur në premierën e kampionatit me Leipzigun. Golin e vetëm të takimit e shënoi Jonathas në minutën e 67-të.
