Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Abrashi: Rikthimi në fushë më bëri të harroj të gjitha vuajtjet!

Rikthimi në fushë pas plot 11 muajsh i dha fund vuajtjeve të Amir Abrashit dhe çfarë rikthimi. Edhe pse nuk luante që nga marsi i kaluar, Amir Abrashi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Freiburg në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Schalke 04 që përfundoi në barazim pa gola. Në një intervistë për mediat gjermane mesfushori i kombëtares kuqezi ka folur për tmerrin që ka kaluar gjatë këtyre muajve si dhe për rikthimin e tij në fushë.

“Duhet ta mbash veten të motivuar. Nuk mund të qëndrosh përtokë gjatë të gjithë kohës, duhet të gjesh forcë për t’u ngritur. Nuk ndjeva asnjë problem në ndeshjen në fundjavë. Gëzimi i të qenit sërish në fushë pas kaq shumë muajsh ma bëri që ta harroj krejtësisht lodhjen. Ishte një ndeshje ku krijuam shumë raste, por goli nuk erdhi.  Rëndësi ka që po luajmë si një skuadër”, përfundoi Abrashi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...