Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Absurde ta mbash Arnold në stol”, legjenda e Brazilit: Më kritikonin edhe mua e Roberto Carlos

Trent Alexandër-Arnold është prej vitesh një nga anësorët e djathtë më të mirë në botë, por viti 2022 nuk ka qenë shumë pozitiv për 22-vjeçarin anglez, i cili ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij.

Gareth Southgate nuk po preferon si titullar në Botërorin e Katarit dhe minutat e para ia dhuroi lojtarit të Liverpoolit në fitoren 0-3 ndaj Uellsit, duke e hedhur në fushë në minutën e 57-të.

Legjenda e futbollit brazilian, Cafu ka një simpati të madhe për Alexander-Arnold, ndërkohë që ka një shpjegim në lidhje me mos aktivizimin e tij në kombëtaren e “Tre Luanëve”.

Nuk arrij ta kuptoj pse Alexander-Arnold nuk po luan si titullar. Ai djalë ka gjithçka: cilësi, driblim, ritëm, por përsëritet gjithmonë e njëjta histori. Thonë që një mbrojtës krahu nuk di të mbrojë mirë dhe e kalbin në stol.

Të njëjtën gjë thonin edhe për mua dhe Roberto Carlos, por ne ia dolëm të fitonim diçka së bashku”, theksoi ish-kapiteni i kombëtares “seleçao”, një ndër anësorët më të mirë në histori dhe i vetmi që ka luajtur tri finale Botërori radhazi, duke fituar dy prej tyre (1994, 1998, 2002).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...