Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Acapulco, tërhiqet Nadal, sërish probleme në këmbë

Rafael Nadal tërhiqet nga turneu i Acapulcos ende pa zbritur në fushë. Ky turne 500 pikësh duhet të ishte skena e rikthimit të spanjollit pas problemeve që shfaqi në çerekfinale të “Australian Open”, por për fat të keq, gjatë seancës së fundit stërvitore numri 2 në botë ka ndier dhimbje në këmbën e djathtë dhe ka vendosur të mos ndeshet me Feliziano Lopezin në raundin e parë të Acapulcos,
“Ëndërroja të luaja, por ndjeva dhimbje në muskujt e këmbës, pikërisht në të njëjtin vend ku u bllokova në Melbourne. Mjekët më sugjeruan që të mos luaja, sepse dëmtimi mund të rëndohej më shumë. Shpresoj që të mos jetë serioze, gjithsesi për ta kuptuar më mirë duhet të bëj disa analiza.”
Nadal humbet kështu edhe 300 pikët e finales së vitit të kaluar, ku u mposht nga Sam Querry, ndërsa diferenca me Federer tani shkon 600 pikë. Nuk duket e mundshme që spanjolli të zbresë në fushë në Indian Wells e ndoshta as në Miami.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...