Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Acerbi: Ishte një verë e nxehtë, por jam shumë i lumtur që jam te Inter

Francesco Acerbi ishte një nga emrat më të përmendur në merkaton e verës në Itali, pasi mbrojtësi u transferua nga Lazio te Inter në formë huazimi.

Tifozët zikaltër, një pjesë e mirë e tyre ishin kundër kësaj lëvizje, për shkak të ngjarjeve të sezonit të kaluar, ku mbrojtësi ishte protagonist në disfatën ndaj Milan, ish-skuadra e tij, një duel që vendosi dhe titullin kampion. Gjithsesi, drejtuesit e nënkampionëve të Italisë në fund mbyllën marrëveshjen me kryeqytetasit duke i shtuar një tjetër alternativë në mbrojtje trajnerit Inzaghi.

Natyrisht, kjo situatë nuk është kaluar lehtë edhe nga vetë 34-vjeçari, i cili nëpërmjet mediave ka shpjeguar se tani gjithçka ka kaluar dhe është fokusuar te sezoni i ri.

“Ishte një verë shumë intensive dhe e ‘nxehtë’, me plot kuptimin e fjalës. Transferimi im nga Lazio te Inter ishte shumë i vështirë në aspektin personal dhe nuk ishte e lehtë. Gjithsesi, e kaluara është e kaluar. Gjërat tani kanë ndryshuar dhe tani jam i lumtur që jam pjesë e Inter dhe dua të bëjë mirë këtu” -tha Acerbi.

Mbrojtësi deri më tani ka luajtur vetëm 2 ndeshje, saktësisht 90 minuta në Champions përballë Plzen dhe 78 minuta në ndeshjen e fundit, atë ndaj Udinese në kampionat.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...