Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Acerbin nuk e duan tifozët, Interi pranë firmës me një mbrojtës anglez

Titulli apo finalja e Champions? Marotta ka dyshime për zgjedhjen
Titulli apo finalja e Champions? Marotta ka dyshime për zgjedhjen

Mos-aprovimi i tifozëve ka bërë që Interi të stopojë negociatat me Francesco Acerbin dhe të kthejë sytë nga Trevor Chalobah, mbrojtës 23-vjeçar në pronësi të Chelsea-t, i cili nuk po gjen hapësira në formacionin e Tuchel.

Anglezi sponsorizohet fort nga Lukaku, i cili e ka pasur mik edhe te Chelsea dhe ka vënë re nga afër rritjen e tij, teksa një arsye e fortë që Marotta e Ausilio kanë kthyer sytë nga Chalobah, është edhe mosha e tij.

Në një repart që sezonin e ardhshëm mund të përballet me largimin e lojtarëve si De Vrij e D’Ambrossio, të cilët janë në fund të kontratës, anglezi do të ishte investimi më i mirë në këto momente.

Chelsea për momentin kërkon shitjen e menjëhershme, ndërsa Interi ka ofruar ta marrë në huazim për një sezon, me të drejtë blerjeje për rreth 15 milionë euro verën e ardhshme.

Mediat angleze raportojnë se Chalobah u ka bërë të ditur miqve të tij se do të niset drejt Milanos së shpejti, për t’u bashkuar me Interin, teksa duket se do të jetë pikërisht ai që do të plotësojë repartin e mbrojtjes së zikaltërve.

Në këtë mënyrë Inzaghi do të ketë në dispozicion një futbollist të shpejtë, që e njeh mirë rreshtimin me tre në mbrojtje dhe mbi të gjitha, ka një marzh shumë të lartë përmirësimi.

Zbehet ndërkohë pista që të çon te zvicerani Akanji, pasi Borussia Dortmund nuk ul pretendimet nën 15 milionë euro dhe te Interi preferojnë më shumë të nënshkruajnë një para-kontratë, për ta marrë verën e ardhshme me parametra zero.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...