Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ademi pret futbollistët e stafin në takime të ndara, konfirmon besimin ndaj Challandes

Ëndrra e Kosovës për të marrë pjesë për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian, mori fund mbrëmjen e djeshme, teksa “Dardanët” u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Maqedonia e Veriut në Play off-in e Nations League.

Zhgënjimi ishte oi madh si te futbollistët, ashtu edhe stafi teknik e tifozët, ndaj duke qenë se Kosova është e angazhuar edhe në edicionin aktual të Ligës së Kombeve, presidenti i FFK-së Agim Ademi e pa të arsyeshme të zhvillonte mbledhje me futbollistët dhe stafin teknik.

Kreu i FFK-së priti fillimisht futbollistët, të cilët i falënderoi për atë që dhanë mbrëmjen e djeshme dhe i inkurajoi që të jenë krenarë e të vijojnë të japin maksimumin për veten, por edhe për gjithë popullin e Kosovës.

Më pas Ademi priti edhe stafin teknik, me në krye trajnerin Bernard Challandes, të cilëve u konfirmoi mbështetjen e FFK-së për punën e bërë dhe u kërkoi të jenë më vigjilentë për të kaluar sa më shpejt këtë moment të vështirë.

Presidenti i Federatës së Kosovës nuk ngurroi të marrë në mbrojtje edhe futbollistët si Milot Rashica, Amir Rrahmani e Vedat Muriqi, të cilët nuk iu bashkuan Përfaqësueses për ndeshjen e djeshme.

Ademi falënderoi një sërë institucionesh që u përpoqën të mundësojnë grumbullimin e këtyre futbollistëve, por theksoi se ishte e pamundur, ndaj u kërkoi edhe tifozëve që t’i qëndrojnë pranë skuadrës e ta mbështesin duke nisur që nga ndeshja e datës 11 ndaj Sllovenisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...