Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Adili: Barazimi ishte rezultat i drejtë, ëndërroj fanellën kuqezi

Mevlan Adili tregoi sërish saktësi dhe lidership në prapavijën e Vllaznisë, që për të 16-ën ndeshje këtë sezon, nuk pëson gol. Mbrojtësi nga Shkupi foli për emisionin “Gol pas Goli”, ku komentoi ndeshjen ndaj Partizanit dhe “i shkeli syrin” Kombëtares Shqiptare, duke konfirmuar vullnetin për të veshur fanellën kuqezi.

Sa i kënaqur jeni me këtë barazim ndaj Partizanit?
Fusha nuk ishte në cilësinë maksimale dhe kishte edhe erë të fortë, ndaj mendoj se shkoi mirë. E dimë që këto ndeshje vendosen nga detajet, ndaj u munduam të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos gabojmë. Këto nuk janë ndeshje ku mund të kesh raste të shumta shënimi, por fitohen me rezultat minimal, ndonëse sot nuk ia dolëm.

Mbrojtja e Vllaznisë ka mbyllur pa pësuar 16 nga 26 ndeshjet e këtij sezoni, por sulmi duket se nuk shënon sa duhet…
Ne stërvitemi të gjithë në fazën sulmuese dhe të gjithë në fazën mbrojtësi, ndaj nuk duam t’u lëmë përgjegjësinë vetëm sulmuesve për mungesën e golave të shënuar. Unë jam i lumtur me paraqitjen e mbrojtjes dhe shpresoj që të pësojmë sa më pak deri në fund.

Si e patë fitoren e Maqedonisë së Veriut ndaj Gjermanisë? A do të donit të ishit edhe ju në atë ndeshje?
Unë kam shumë miq te Maqedonia e Veriut, por vetëm kaq, pasi gjatë atyre ditëve ndoqa Kombëtaren Shqiptare. Mendoj se mund të bënte më mirë, por e rëndësishme ishte që mori ato 6 pikë. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, them se po kalon një moment të artë dhe u uroj sukses, por unë ëndërroj që një ditë të luaj për Shqipërinë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...