Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Adili: Partizani cilësor dhe me karakter, nuk na duhet humbja

Kë konferencën për shtyp të Vllaznisë, përveç trajnerit Brdaric, foli mbrojtësi i shkodranëve, Mevlan Adili, i cili theksoi rëndësishme e ndeshjes, por pa e etiketuar vendimtare për titullin.

“Partizani është ndër ekipet më të mira, me lojtarë shumë të mirë. Kanë karakter, por ne duhet të fokusohemi në lojën tonë dhe të marrim pikë. Partizani ka sulmin më të mirë, por të mos harroni se ne kemi mbrojtjen më të mirë. Në repartin e mbrojtjes ka pasur ndryshime, por janë të mirëseardhura, lojtarët kanë treguar veten dhe nuk kemi pasur probleme. Në repartet e tjera na kanë ndikuar mungesat.”

Përballje jovendimtare: “Nuk është vendimtare, janë edhe 10 sfida dhe çdo skuadër ka treguar se mund këdo. Nuk mendoj se Vllaznia kishte momente të këqija, sepse kur nuk fitonim sërish nuk humbnim. Nuk fituam për 7 ndeshje, por jemi sërish ne të parët. Të gjitha skuadrat thonë se duhet të mbërrijnë Vllazninë.”

Sfida e Kupës: “Nuk kishim dëshirë për kundërshtarët. Objektivi është finalja dhe ngritja e Kupës do të ishte gjë e mirë. Më pëlqeu fakti se trajneri i Laçit tha se jemi për trofe dhe t’i tregojmë se nuk e kishte gabim. Nesër me Partizanin nuk na duhet humbja, janë në lojë dy rezultate”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...