Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Admirimi i Guardiolës: Skuadrat e Ancelottit kanë një cilësi, kur e njeh nga afër e kupton

Të gjithë po e presin me padurim gjysmëfinalen e kthimit të Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City. Ekipi i Pep Guardiolës fitoi 4-3 sfidën e parë në shtëpi, por sonte në “Santiago Bernabeu” do të jetë edhe më e vështirë.

“Los Blancos” vijnë me moral të lartë pas triumfit në La Liga. Carlo Ancelotti u bë trajneri i parë që shpallet kampion si trajner në pesë ligat më të forta të Europës (Milan, Chelsea, PSG, Bayern Munchen dhe Real Madrid).

Pep Guardiola vlerëson arritjen e jashtëzakonshme të italianit, për të cilin ka respekt, admirim dhe fjalë të mira në konferencën për shtypin përpara duelit të zjarrtë gjysmëfinal.

Urime Ancelottit për fitimin e titullit kampion në Spanjës. Në fakt e urova që javën e kaluar. Unë e admiroj karrierën e tij si lojtar dhe si trajner. Ai e ushtron këtë profesion prej vitesh, ka trajnuar në të gjitha ligat më të mira.

Ai ka punuar e fituar me skuadra fantastike falë një punë të shkëlqyer. Pata fatin ta njihja disa vite më parë. Sa herë që je afër Carlos e kupton sa i qetë dhe i aftë është për të menaxhuar emocionet e tij.

Ekipet e tij pasqyrojnë personalitetin e tij”, deklaroi Pep Guardiola, i cili shpreson të sigurojë finalen e dytë radhazi me Manchester City në Champions League, me objektivin për t’i dhuruar kampionëve të Anglisë trofeun e parë në histori.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...