Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Adnan Januzaj jashtë Botërorit, emri i tij mungonte te dyshekët

Adnan Januzaj nuk do të jetë pjesë e listës përfundimtare të Belgjikës për finalet e “Rusi 2018”. E ka konfirmuar edhe trajneri i “Djajve të kuq”, Roberto Martinez. Në fakt ky lajm është zbuluar nëpërmjet një detaji të pazakontë. Federata Belge e Futbollit ka nisur drejt Rusisë, dyshekët që do të përdoren nga 23 lojtarë, duke shënuar emrin e secilit futbollit në njërin prej tyre.
Në mesin e 23 emrave te dyshekët, ka munguar ai i mesfushorit me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, portierit Matz Sels, mbrojtësve Christian Kabasele dhe Jordan Lukakut dhe mesfushorit Leander Dedoncker.
Të katër emrat në fjalë ishin pjesë e listës paraprake me 28 futbollistë, por nga fakti i sipërpërmendur kuptohet që katër, prej tyre, ndër të cilët edhe Januzaj, nuk do të marrë pjesë në Botëror.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...