Adnan Januzaj te Basaksehiri në Turqi. 27-vjeçari i lindur në Bruksel, autor i 15 ndeshjeve dhe një goli me kombëtaren belge, është prezantuar si lojtari më i ri i Basaksehirit.
Klubi turk arriti marrëveshjen me Sevillan për huazimin e sulmuesit të djathtë, i cili kishte përfunduar jashtë projektit teknik të andaluzëve.
Dy klubet kanë rënë dakord për huazimin e Januzajt deri në fundin e sezonit, pa vendosur asnjë klauzolë blerjeje nga turqit, të cilët do të paguajnë pagën e plot të lojtarit me origjinë shqiptare.
Januzaj ka luajtur me skuadra si Manchester United, Borussia Dortmund, Sunderland, Real Sociedad dhe Sevilla.
Lexo edhe:
- Eneo Bitri rrëfen eksperiencën çeke dhe “pengun” e sezonit me Partizanin
- Mbylli aventurën në Turqi, portieri i kombëtares rikthehet në Superiore
- Rumania, batuta e drejtorit dhe Tirana/ Limaj për SuperSport: Kurrë te Partizani!
- Nga Spanja në Turqi, Januzaj habit me destinacionin e ri
Tani synon të ndihmojë Basaksehirin të sigurojë një bilete europiane për sezonin e ardhshëm. Skuadra nga Stambolli renditet në vendin e tretë me 40 pikë, 11 më pak se Galatasaray kryesues.
