Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Adnan Januzaj vendos të qëndrojë në San Sebastian, gati rinovimi i kontratës

Adnan Januzaj do të rinovojë kontratën me Real Sociedadin edhe për tri sezone të tjera. Pra, futbollisti me origjinë shqiptare do të jetë pjesë e ekipit bask deri në qershor të vitit 2025. Bisedimet për marrëveshjen e re janë mbyllur, tashmë kam mbetur vetëm që futbollisti me pasaportë belge të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Januzajt nuk i kishte pëlqyer oferta e parë që ka marrë nga Real Sociedad, duke vlerësuar kontributin e tij në “Anoeta”. Ai pretendonte një pagë më të lartë dhe kërkoi më shumë kohe për të marrë një vendim, i këshilluar nga përfaqësuesi i tij, i vetëdijshëm se mund të merrte oferta nga klube të tjera në merkaton e janarit.

Përfaqësuesi i tij, Mino Raiola, ka marrë oferta që janë vlerësuar (flitet për Sevillan dhe Napolin), por që Januzaj nuk është bindur. Belgu ka dashur ta vazhdojë karrierën në ekip bask.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...