Tenis

Adria Tour bëhet faktor negativ, Dimitrov dhe Coric pozitiv me koronavirus!

Gazetar:Alked Gjebrea

Grigor Dimitrov dhe Borna Coric rezultuan pozitivë me koronavirus, pas testimeve të bëra menjëherë pas pjesëmarrjes së tyre në Adria Tour. Pavarësisht diferencës në moshë të dy janë tenistë të konfirmuar dhe tepër të njohur në nivelet e larta të sportit të tenisit. 29-vjecari bullgar që ka fituar 8 turne ATP gjithsej në karrierë, para 3 vjetësh u ngjit deri në pozicionin e tretë në renditjen botërore, ndërsa aktualisht Grizho klasifikohet i 19 në rruzull. Në krahun tjetër 23-vjecari kroat që numëron 2 turne të fituar gjatë karrierës së tij si profesionist, ndonëse për momentin ka rrëshqitur në pozicionin e 33 në klasifikimin e përgjithshëm ATP, dy vjet më parë u katapultua deri në vendin e 12 në renditjen botërore. Turneu Adria Tour u organizua pikërisht nga numri 1 i botës Novak Djokovic, që si për ironi të fatit është edhe Kryetari i Këshillit të Lojtarëve, aktivitet i mbajtur në sipërfaqe dheu, e me rregulla krejt të vecanta krahasuar me turnetë zyrtarë që zhvillohen nga Federata e Meshkujve ATP.

Turneun e parë në Beograd e fitoi austriaku Dominic Thiem, aktivitet ku ishte i pranishëm edhe vetë Grigor Dimitrov, sidoqoftë tenisti bullgar mori pjesë gjithashtu edhe në etapën e dytë të këtij kompeticioni, që u zhvillua në Kroaci, në Qytetin e Zadarit. Në ndalesën e parë në Beograd ndeshjet u zhvilluan me praninë e spektatorëve, madje bëri goxha përshtypje fakti që u organizuan ndeshje ekzibicioni në futboll apo basketboll, ku pati përqafime dhe shtrëngime duarsh, duke mos i respektuar aspak rregullat e distancimit social. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto në përfundimin e Turneut të Beogradit Nole organizoi gjithashtu edhe një festë të madhe ku përvec tenistëve pati edhe të ftuar të tjerë të vecantë, që e gdhinë duke kënduar dhe kërcyer pa respektuar asnjë lloj rregulli të distancimit fizik. Që të gjithë po mundohen të rifitojnë kohën e humbur dhe po bëjnë çmos për t’u rikthyer në formën e duhur fizike, për të përballuar në vazhdim një sezon sa të ngjeshur aq edhe të vështirë, prandaj pikërisht për këto arsye është menduar edhe organizimi i turneve të tillë përgatitorë.

Ditën e shtunë Grigor Dimitrov nuk u ndje mirë dhe u tërhoq menjëherë pas humbjes së rëndë 4-1, 4-1 me tenistin kroat Borna Coric, sidoqoftë vlen të theksohet fakti që 23-vjecari nga Zagrebi zhvilloi një tjetër takim po atë ditë me numrin 1 të botës Novak Djokovic, ndërsa ditën e dielë zbriti sërish në fushë për t’u përballur me 25-vjecarin nga Serbia Pedja Krstin, që renditet i 244 në klasifikimin e përgjithshëm botëror. Menjëherë pas publikimit të lajmit, Nick Kyrgios, njëri prej personazheve më të diskutuar të këtij sporti e konsideroi si kokëfortë dhe të papjekur vendimin e Federatës ATP për të lejuar zhvillimin e turneve të tillë përgatitorë, e pasi i uroi kolegëve të tij shërim të shpejtë 25-vjecari me origjinë greke thumboi në distancë, duke thënë se këto gjëra ndodhin kur nuk merren parasysh masat e duhura dhe nuk zbatohet protokolli i përcaktuar nga ekspertët. Edhe në Bregun Dalmat u dalluan pamje të ngjashme, si ato që u vunë re me herët në Beograd. Në fakt Kroacia i ka lehtësuar ndjeshëm masat shtrënguese të izolimit dhe distancimit social, e për rrjedhojë tenistët u panë vazhdimisht të përqafoheshin pranë rrjetës edhe në fund të ndeshjeve të tyre.

Pamjet e lojtarëve të tillë si Djokovic, Dimitrov, Zverev dhe Cilic duke luajtur basketboll bënë xhiron e botës, nëpër rrjetet sociale, megjithëse vlen të theksohet gjithashtu fakti që në fundin e sfidës Dimitrov–Coric, që ishte edhe takimi hapës i etapës së dytë në Zadar, tenisti bullgar i hodhi krahun në qafë 23-vjecarit kroat, që pas publikimit të lajmit për infektimin e 29-vjecarit nga Haskovo rezultoi gjithashtu pozitiv. Në një postim në Instagram Grizho ka shkruar se ndjen keqardhje për cdo shqetësim, dëm apo lëndim që mund të ketë shkaktuar. Dimitrov pranoi se ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 sapo u kthye në shtëpinë e tij në Montecarlo. Tenisti ballkanas publikoi lajmin e infektimit të tij me koronavirus, duke paralajmëruar në këtë mënyrë që të gjithë miqtë apo kolegët e tij që kanë qenë në kontakt të afërt me të, për t’iu nënshtruar kontrolleve të nevojshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së një sëmundjeje të tillë.

Në fund Dimitrovi e mbylli postimin duke i siguruar të gjithë se është mirë dhe ndodhet në shtëpinë e tij, duke ndjekur fazën e mëtejshme të rehabilitimit. Ditën e hënë zbuloi se ishte I infektuar edhe kroati Borna Coric, që i siguroi të gjithë fansat e tij duke shkruar se ndihet mirë dhe deri tani nuk ka patur asnjë nga simptomat karakteristike të koronavirusit. Në Serbi ky aktivitet u ndoq nga plot 4.000 spektatorë ndërsa në Zadar ishin të pranishëm disa mijëra persona. Finalja Djokovic–Coric në Kroaci nuk u zhvillua fare dhe komunikimin e bëri vetë trajneri i Noles Goran Ivanisevic, që sqaroi edhe arsyet.

Organizatorët preferuan për të mos rrezikuar pas infektimit të tenistit bullgar dhe për hir të sigurisë anuluan krejt finalen nga program ditor. Vetë numri 1 i botës Novak Djokovic nuk pranoi t’i nënshtrohej testeve në Kroaci, por preferoi t’i kryente kontrollet e nevojshme me t’u kthyer në atdhe. Sezoni në tenis është ndërprerë që në fillimin e muajit mars, pas ndeshjeve të Kupës Davis dhe gjithcka do të rifillojë në mesin e muajit gusht, me turneun Citi Open, aktivitet i përvitshëm që zhvillohet përherë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara Washington D.C.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency