Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Afrim me parametra zero, Barcelona firmos me një qendërmbrojtës

Inigo Martinez do të jetë përforcimi i parë i Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Katalanasit e ndjekin prej kohësh qendërmbrojtësin, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Athletic Bilbao.

31-vjeçari ka vendosur të mos rinovojë, ndërkohë që në Spanjë raportojnë se ai ka firmosur një parakontratë me Barcelonën.

Martinez do të jetë pjesë e skuadrës së Xavit deri në vitin 2025, duke hedhur në këtë mënyrë hapin e madh në karrierë.

Lojtari bask debutoi me kombëtaren e Spanjës dhjetë vite më parë. Deri tani numëron 20 ndeshje dhe një gol me iberikët.

Lexo edhe:

Përveç qendrës së mbrojtjes, Martinez mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë në raste nevoje. Ai është një produkt i Real Sociedad.

Në janarin e vitit 2018 u transferua tek “armiqtë” e Bilbaos për 32 milionë euro, ndërkohë që prej sezonit të ardhshëm do të luajë në “Camp Nou”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...